e premte, 7 janar 2011

Rritni gjinjtë, që të gjeni të dashur

Anëtarët e organizatës “Choice” realizuan një studim jo të zakontë në mes kirurgëve australianë, që të zbulojnë se cilat argumente i bindin femrat që të operojnë gjoksin e tyre dhe të rrisin gjinjtë.
Tre femra patën vizituar mbi 30 klinika për kirurgji estetike dhe kamufloheshin se janë pacientë potencialë, duke pyetur për botoksin, sëmundjet e lëkurës dhe zmadhimin e gjinjve. Kuptohet që kirurgët vazhdimisht tentonin që t’i bindin femrat për të bërë ndërhyrje kirurgjike në trupin e tyre, ndërsa më i tmerrshëm ishte shkaku, të cilin mjekët e potenconin rritjen e gjinjve.

Femrave, mjekët ju thoni se gjithsesi duhet të rrisin gjinjtë, nga që në atë mënyrë ju rriten edhe shanset për të gjetur të dashur. Ato nuk potenconin aspak rreziqet dhe efektet anësore që shkaktojnë këto operacione plastike. 

“Është e pa pranueshme që një mjek të sillet ashtu, ato silleshin me pacientët sikur ato të jenë kafshë dhe trupi i tyre shërben vetëm për dekor”, shprehet Christopher Zinn, zëdhënës i organizatës “Choice”./yp
shko