e hënë, 3 janar 2011

Lindin ndjenjat e para në BigBrother


Banorët shkojnë në dhomën e gjumit për të fjetur sepse tashmë ka ardhu mëngjesi.
Alma shkon dhe shtrihet pranë Nedës e cila po fle në një krevat me Alkenën dhe fillon që
t’i flasë për Ogrenin, ndërsa të tjerët flenë.
Alma i thotë Nedës se ajo i kishte thënë Ogrenit se Neda ndjen diçka për të dhe Ogreni i ishte përgjigjur se Neda po e orienton në drejtim të Elisës dhe nëse do të ndjente për të nuk kishte pse të thoshte përapara të gjithëve se “Ogrenit i ndriçojnë sytë për Elisën”. Neda thotë se ajo bën shaka, ndërsa Alma i tregon më tej për bisedën që pati me Ogrenin. Ajo i thotë se Ogreni i kishte thënë se përse ajo nuk ia kishte thënë edhe Nedës këto gjëra që po ia thoshte atij dhe Alma i përgjigjet se nuk e kishte bërë vetëm për faktin se ishte një mendim i saji.
Alma thotë se tek Neda dhe Ogreni shef një çift të bukur. Alma i tregon Nedës se i kishte thënë Ogrenit se nuk i kishte thënë gjë Nedës sepse nuk e dinte se si mund ta merrte ajo këtë. Më tej Alma shton se Ogreni kishte kuptur nga Neda se nëpërmjet ngacmimeve për Elisën, Neda kishte dashur t’i thoshte se mes tij dhe saj nuk mund të lindë asgjë.
Kështu vajzat flasin për një kohë të gjatë ku Alma i thotë Nedës se Ogreni i ka thënë se ndjen një simpati për Nedën.
Neda thotë se kur ajo pëlqen një njeri mundahet që t’i shmanget, sidomos për atmosferën dhe ambjentin në të cilin ndodhet.
Neda thekson se Ogreni është një person që ajo e vlerëson, madje dhe e adhuron sepse ai vlen që të të qëndojë afër. Ajo thotë se me Ogrenin e ndjen veten të përafërt. Ajo thotë se e vlerëson shumë si njeri si shok dhe deri në atë pikë do të mbesë për të, por Alma i thotë se ajo nuk e beson këtë. TC
shko