e premte, 21 janar 2011

Melinda Ademi, nga kampet e Bllacës në American Idol


Melinda Ademi (16) me origjinë nga Kosova, do të garojë në një nga spektaklet më prestigjioze dhe më të shikuara
në Amerikë, i quajtur Amerikan Idol.
Mbrëmë, në edicionin e nëntë të këtij spektakli, në një konkurrim nga më prestigjiozet në SHBA, edhe kosovarja e re, me paraqitjen e saj dinjitoze mori vlerësimin absolut të jurisë dhe do të jetë garuese e ardhshme në këtë show amerikan.
Është! Melinda Ademi, e cila, ka qenë refugjate në kampet e Maqedonisë, por së bashku me prindërit e saj – iu largua luftës dhe masakrës së krye-kasapit të Ballkanit, Milosheviqit, në vitin 1999, për në botën e lirë.
“Viti i tmerrshëm i një gjenocidi të paparë, kur rrezikohej deri në shfarosje populli shqiptarë”, përkujtuan mbrëmë prindërit e Melindës skenat e 1999. Rrëfimi i tyre, shoqërohej me sekuenca televizive, përmes të cilave, miliona shikues amerikan kanë parë, pamjet tragjike, të shqiptarëve që largoheshin me dhunë dhe forcën e ushtrisë e policisë serbe.
Rreth një milion shqiptarë mes tyre edhe gra, fëmijë pleq, shqiptarë, edhe të sëmurë e të rraskapitur lanë shtëpitë e tyre në vitin 1999″.
Mirëpo, ja që fati e solli të paktën fëmijët e tyre refugjatë, dhe vajza e tyre, 16 vjeçare të “kapë” edhe “Eldoradon”.
Vajza e çiftit Ademi, tani ka fituar shansin e parë, që një ditë “mund të hidhet nga ‘trapolina’ e yjeve të këngës Amerikane, për suksese.
“Trupi” gjykues,” Randy Jackson, këngëtari Jackson, aktorja, Jennifer Lopez dhe Steven Tyler, mbrëmë në fillim të edicionit të 9-të thanë se” Familjarët s’ka dyshim që ndihen të privilegjuar për fëmijët e tyre në “American Idol”,  njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në Nju Jork.
Në facebook -un e saj Melinda Ademi shkruan se: “Unë jam Melinda dhe unë jam 16 vjeçare.Unë dua të këndoj! Gjëja më e dashur gjithë jetën time, është veçse të këndojë dhe këtë e kam nisë që unë kur isha vajzë e vogël. Ëndrra ime është që të bëhem një artiste e madhe. Unë e di se ëndrrat e mia janë të mëdha, por unë do të jap gjithë atë talentin tim – për të arritur atë megjithëse dhe sfida që kam përpara është e madhe.”/vi
shko