e premte, 21 janar 2011

Vdes ylli gjerman i Big Brother

Një 23-vjeçare, shumë e famshme në Gjermani për shkak të pjesëmarrjes së saj në Big Brother gjerman dhe disa filmave pornografikë, ndërroi jetë pas
disa ditësh në koma, pas një operacioni të thjeshtë për zmadhimin e gjoksit.
Lajmin e bëri të ditur në media vetë bashkëshorti i saj, 25-vjeçari Tim Wosnitza. “Mjekët na shpjeguan se nuk do t’ia dilte mbanë dhe se s’mund të bënin më asgjë”, deklaroi Wosnitza. ”Funksionet celebrale ishin kompromentuar, ndërsa presioni i gjakut erdhi në rënie të vazhdueshme, deri sa ajo u shua paqësisht”.

Disa ditë më parë, Cora i ishte nënshtruar një operacioni plastik për rritjen e gjoksit, në një klinikë në Hamburg. Kjo ishte ndërhyrja e gjashtë e këtij lloji për të, por ajo pësoi një infarkt si pasojë e reaksionit që i shkaktoi anestezia. Prokuroria gjermane ka nisur hetimet për të parë nëse bëhet fjalë për një gabim mjekësor./topLajm
shko