e diel, 27 shkurt 2011

Foto të nxehta të Stresit dhe Enxhit (foto)

Lidhja e tyre ka zënë për javë e javë të tëra faqet e gazetave rozë. Të qenit të 2 personazhe të dashur të ekranit ua ka vështirësuar pak këtë raport, megjithatë asgjë nuk është e pamundur kur ekziston dashuria. 
Fjala është për të shumëkomentuarit, Arkimed Lushaj dhe Enxhi Kamenica. 


Eshte revista ''Bluetooth'' qe ka vene ne fokus lidhjen e tyre, vetëm se këtë herë në ndryshim nga rastet paraardhëse kur lajmi nuk i ka kaluar kufijtë e një thashethemi, jane shtuar edhe fotot e nxehta të çiftit, për të cilat asnjëri prej të dyve nuk mund të bëj një përgënjeshtrim.

Në të gjitha intervistat deritanishme të Stresit, apo të Enxhit qoftë, përgjigja e tyre ndërsa i pyesnin pë raportin ka qenë klishe: “Doni një lajm të ftohtë tani, apo një të nxehtë pas disa kohësh?!”. 

Tanimë duket se s’do të kete më nevojë për një pohim nga goja e tyre sepse 1 foto flet më shumë se sa 1000 fjalë.






shko