e martë, 1 shkurt 2011

Hapet në Spanjë, "Parabook" Facebook-u për të papunët

Një nga meritat e Facebook është dhe frymëzimi. Pas rrjetit social “blu” lindën Tyrannybook (platforma e krijuar për të denoncuar veprimet e tiranëve, aktualisht në rënie për shkak të problemeve ekonomike dhe aftësisë, por që në pak javë arriti të krijojë 4 milionë përdorues. Ndërsa në Spanjë është hapur rrjeti social dedikuar të papunëve “Parabook”.

Ideatorët e “Parabook” ( nga “paro” e cila do të thotë i papunë) janë Xarlos Ayuso, Iñigo Gonzalez, José Gonzaled e Antuan Samiento Ramirez. Ata kanë pasur qëllim të krijojnë një zonë virtuale ku mund të gjesh punë, apo të bësh denoncime sociale dhe politke.

Shkëmbimi i përshtypjeve, këshillave apo kontakteve sigurisht nuk është një zgjidhje, por është një nga mënyrat e mundshme për të trajtuar problemin e papunësisë./topLajm
shko