e martë, 1 shkurt 2011

Katër emra për presidentin e Kosovës

Hashim Thaçi pritet të jetë kryeministri i Kosovës edhe për katër vitet e ardhshme, duke shuar çdo dilemë mbi emrin e kryetarit të qeverisë.
Dilema kryesore mbetet emri i Presidentit të ri, për të cilin mediat vendase japin katër opsione serioze që do të diskutohen.  

Opsioni i parë për president përmendet të jetë Edita Tahiri. “Zgjedhja e saj do të ishte një zgjidhje e mirë në këtë moment jo të lehtë për Kosovën”, ka thënë një burim ndërkombëtar për “Kohën Ditore”. Preferenca për një femër presidente është shprehur hapur edhe nga zyrtarët ndërkombëtarë, para se gjithash, nga kreu i ICO, Pieter Feith.

Opsione të tjera janë Blerim Shala, Agim Ceku apo Veton Surroi. Sipas burimeve të “Kohës Ditore”, Behxhet Pacolli është opsion i papranueshëm, dhe për këtë Thaçi është i vetëdijshëm./gs
shko