e hënë, 7 shkurt 2011

Ja mashkulli perfekt

Edhe nëse jeni e lumtur me partnerin tuaj dhe ju duket se çdo gjë funksionon si më së miri, prapëseprapë ndonjëherë e pyetni veten se a është pikërisht, ai njeriu i duhur për ta kaluar jetën me të.

Ja shenjat që tregojnë se me të vërtetë jeni bërë për njëri-tjetrin

Ju dëgjon me kujdes

Nëse i dashuri ju dëgjon me kujdes sa herë që i flisni, atëherë dijeni se pranë vetes keni një njeri i cili ju do sinqerisht.

Ai nuk do t’ju injorojë edhe nëse i drejtoheni gjatë ndonjë ndeshjeje futbolli, apo gjatë emisionit të tij të preferuar politik. Do të mundohet që t’ju ndihmojë sa herë që do të keni problem dhe do të jetë me ju në të mirë dhe në të keq.

Ju ledhaton

Mashkulli që ju do, çdo ditë ju shpërblen me ledhatime dhe me dëshmi të vogla por të rëndësishme të cilat tregojnë se për të jeni personi më i rëndësishëm në jetë. Pa marrë parasysh se a ua përgatitë darkën, apo ua ngjesh këmbët, duhet ta dini se, në atë mënyrë, ai ua shprehë dashurinë e tij.

Keni shumëçka të përbashkët

Nëse keni qëndrime të njëjta shoqërore, financiare dhe ekonomike, atëherë stabiliteti i lidhjes tuaj është i garantuar. Si dhe anasjelltas, nëse nuk mund të merreni vesh rreth gjërave elementare, atëherë lidhja juaj me gjasë do të marrë fund shumë shpejt.

Ju ka njoftuar me familjen e tij

Kur ai t’ju njoftojë me familjarët, miqtë dhe kolegët e tij, atëherë mundeni me plot të drejtë që të konsideroni se ju do dhe ka qëllime serioze. Nëse me të vërtetë është serioz me ju, atëherë do ta ndërmarrë këtë hap, pa e zgjatur shumë.

Sakrifikohet

Nëse ai ju dhuron ndonjë gjë që i përket, pa ia kërkuar ju, atëherë kjo do të thotë se dëshiron lidhje serioze me ju. Nëse e shihni se nuk heziton që vet të heqë keq, vetëm e vetëm që ju të jeni rehat, dijeni se përpara keni një njeri të sinqertë që ju do shumë.

Nuk garon me ju

Mashkulli “i duhur” çdo ditë do ta nxisë imagjinatën tuaj. Ai dëshiron që ju të jeni e lumtur dhe kurrë nuk garon me ju. Ai ju përkrahë në jetën profesionale, personale dhe shpirtërore./yp

shko