Shtrati i mbushur me lodra
Disa femra janë të ndjeshme, të buta dhe me kënaqësi pëlqejnë që të luajnë. Problemi paraqitet kur
sjelljet e këtilla transmetohen edhe në lidhje. Shtrati në dhomën e fjetjes, i cili do të duhet të jetë vend i pasionit, disa femra e shndërrojnë në “vend të lojës së fëmijëve”. Shtratin e mbushin me lodra, si arinjtë e mëdhenj. Kjo nuk i është atraktive asnjë mashkulli, sado që e thotë të kundërtën. Shtrati i rregulluar në këtë mënyrë shndërrohet në vend për ledhatim, dhe jo vend për “seks të zjarrtë”.
Partneri si mike
Edhe ky është gabim shumë i madh i femrës. Në mungesë të mikes, femrat e marrin të dashurin e tyre në shoping, e lodhin me thashetheme, e detyrojnë që me të ta shikojë komedinë romantike dhe të diskutojnë për problemet që i sjell cikli menstrual. Përveç që këto gjëra për mashkullin janë mundim i vërtetë, ai në këtë mënyrë mund ta humb interesimin për ju. Nëse dëshironi ta ruani pasionin në lidhje, urgjentisht gjejeni një mike, dhe atë “shfrytëzojeni” për aktivitete të këtilla, ndërsa mashkullin lejojeni të jetë mashkull.
Shfrytëzimi i seksit për shantazh
Disa femra seksin e shfrytëzojnë për shantazh, që në doza të vogla është i dobishëm, por në shtigje të gjata mund të sjell probleme. Për shembull, kur diçka nuk mbetet si thotë ajo, hakmerret te mashkulli duke ia pamundësuar bërjen e marrëdhënies seksuale me të. Kjo taktikë mund të “ndez” dy apo tri herë, por më vonë sjell deri tek largimi i mashkullit. Një hulumtim tregoi se kjo është gjëja e vetme të cilën mashkulli “ia zë për të madhe” femrës, ndërsa ekspertët pohojnë se sjellja e këtilla në mënyrë të pashmangshme sjell deri te tjetërsimi i partnerit./yp