martën, në orën 15:00.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se një vendim i tillë, u mor pas kërkesës së PDK-së për një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.
Ndërkohë, Krasniqi, nuk ka folur nëse ai do të votojë për Behgjet Pacollin si president. Ai tha se të gjithë e dinë qëndrimin e tij lidhur me këtë çështje, transmeton Telegrafi.
I pyetur nëse Pacolli plotëson kriteret për të qenë president, pasi i njëjti është shtetas i Zvicrës, Krasniqi tha se një gjë të tillë do të verifikojë komisioni për mandate dhe imunitete i Kuvendit të Kosovës dhe ai do të dal me një qëndrim.
Kryesia e porsazgjedhur e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, në orën 11, për të vendosur rreth kërkesës së PDK-së për thirrjen e mbledhjes urgjente të parlamentit, në të cilën do të votohej për kabinetin e ri qeveritar dhe për presidentin.
Kjo Kryesi dje kundërshtoi që Kuvendi, pas mbledhjes konstituive, të votonte gjatë pasditës për kabinetin qeverisës dhe për presidentin, duke u thirrur në Rregulloren e punës së Kuvendit, sipas të cilës ai nuk mund të mblidhet para tri ditësh nga dita e përcaktimit të rendit të ditës, pos nëse thirret mbledhje urgjente me kërkesë të një numri të caktuar deputetësh. PDK-ja duke e shfrytëzuar këtë mundësi, kërkoi që Kuvendi të mblidhej sot, në orën 15, në të cilën deputetët do të votonin për kabinetin qeverisës dhe për presidentin.
Vëzhguesit parashohin se votimi për kabinetin qeverisës do të kalojë pa shumë probleme, por presin që për presidentin të shfaqen vështirësi. Nëse gjatë dy rundeve të para të votimit kandidati nuk merr së paku dy të tretat e votave të përbërjes së parlamentit, atëherë ai mund të zgjidhet me një votë më shumë se gjysma e kësaj përbërjeje. Por nëse nuk mbërrin as këtë numër, atëherë shkohet në zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.