e diel, 27 shkurt 2011

Mirjeta “u vrava, u preka që nëna e Marielit s’tha asgjë të bukur për mua”

Mirjeta dhe Klodjana shkojnë në dhomën e gjumit dhe fillojnë të flasin për Marielin dhe nënën e tij. Mirjeta thotë se ajo nuk dëgjoi asgjë të bukur tek ato që tregoi Marieli për këshillat dhe bisedat me nënën e tij.
Ajo i kërkon Klodjanës që të japë mendimin e saj dhe Klodjana i thotë se e vuri re që diçka nuk shkon sepse nga mënyra se si po tregonte Marieli se si ishte shprehur nëna e tij për Mirjetën dhe për këtë po shihte Mirjetën për të parë reagimet e saj. Mirjeta i thotë Klodjanës “nuk mund të shihja sepse nëse e bëja do t’më mbusheshin sytë me lot dhe nuk doja të qaja”. 

Klodjana thotë se Marieli nuk po tregohet i hapur me Mirjetën sepse nuk po i tregon asaj të vërtetën se çfarë i ka thënë nëna e tij. Mirjeta i thotë se nuk është aspak e vërtetë që ajo ka bërë më pak për Marielin, por ajo ka tipin që nuk i shpreh ndjenjat. 


Mirjeta thotë se kishte pritur diçka më të bukur nga nëna e Marielit sepse familjarët e saj e kanë thënë nga një fjalë të mirë për Marielin dhe lidhjen që ajo ka me të. 


“Fjalët që i ka thënë nëna Marielit, janë shumë të ashpëra” thotë Mirjeta dhe më pas shton se ajo nuk do që të gjykojë nënën e Marielit, por ështrë kurioze të dij sepse i ka bërë shumë përshtypje mënyra e të shprehyrit të nënës së Marielit. 

Klodjana i thotë se ajo ka vënë re që Marieli është distancuar nga Mirjeta. Mirjeta i thotë se ajo do të bisedojë edhe një herë me Marielin për këtë çështje dhe më pas do të vendosin se si do të shkojnë gjërat më tej.
shko