e diel, 27 shkurt 2011

Inter në vend të dytë

Interi ka shënuar fitore mjaft të rëndësishme si mysafir i Sampdorias, për të ngushtuar diferencën e pikëve me pretendentët për titull.


Takimi i zhvilluar të dielën mbrëma në Stadio Comunale Luigi Ferraris, përfundoi me rezultat 2-0 në favor të Nerazzurrëve.
Mesfushori holandez Wesley Sneijder e goditi si duhet topin nga gjuajtja e lirë për të mposhtur portierin Curci (73’), për epërsinë e parë.


Ndërsa në fund të takimit, kamerunasi Samuel Eto’o vulosi takimin duke shënuar golin e dytë të mysafirëve.
Me këtë fitore, Interi ngjitet në pozitën e dytë me 53 pikë, dy më pak se lideri Milan dhe një më shumë se Napoli që pozicionohet i treti. Ndërsa të hënën zhvillohet derbi i javës së 27-të në San Siro në mes të Milanit dhe Napolit.
shko