e hënë, 7 shkurt 2011

Ngjyra e kuqe i "kall" meshkujt

Meshkujt mendojnë se femrat janë më atraktive kur veshin rroba me ngjyrë të kuqe. Studiuesit kanë zbuluar se meshkujt gjatë anketimit kanë favorizuar fotot e femrave ‘jo aq atraktive’ të veshura me rroba me ngjyrë të kuqe, se sa ato që kishin veshur rroba të kaltra.Studiuesit nga meshkujt kishin kërkuar që t’iu bëjnë pyetje vajzave me rroba me ngjyrë të ndryshme, ndërsa ata kanë flirtuar derisa u janë drejtuar femrave me rroba të kuqe. Kur atyre u është thënë se ekziston mundësia që të njoftohen me këto femra, karriget e tyre meshkujt i kanë shtyrë më afër femrave me rroba të kuqe.

Studiuesit rezultatet e studimit i kanë arsyetuar me faktin se ngjyra e kuqe sinjalizon shanse më të mira për seks, ndërsa në botën e kafshëve, ngjyra e kuqe shpesh nënkupton se femra është në maje të pjellorisë dhe gatishmërisë për seks./yp

shko