e hënë, 7 shkurt 2011

KS i OKB, në 16 shkurt debaton për Kosovën

Në raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban ki Moon, rreth të cilit Keshilli i Sigurimit i OKB-së do të debatojë më 16 shkurt, theksohet se UNMIK-u është i gatshëm ta mbështes hetimin rreth tregtisë se organeve në Kosovë dhe se pret përparim drejt hapjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është bërë e ditur në faqen e OKB-së.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në raport ka thënë se UNMIK-u është i gatshëm që plotësisht te mbështes hetimin rreth trafikimit te organeve njerezore në Kosovë, dhe njëkohësisht ai pret që në periudhën e ardhshme të përparohet drejt hapjes së dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Raporti i fundit tremujor i Sekretarit të Përgjithshëm i referohet periudhës prej 19 tetorit të vitit të kaluar, deri më 15 janar të këtij viti.

Ki Moon, ka theksuar se autoritetet në Kosovë e kanë cilësuar kete akt si sulm kriminal ndaj shqiptarëve, përplot trillime, spekulime dhe fakte të paqena të cilat bashkësia ndërkombëtare asnjëherë nuk i ka vërtetuar./topLajm
shko