e hënë, 7 shkurt 2011

Kujtim Kerveshi as ne mend nuk e ka te behet minister

Gazeta Lajm sot pretendonte se i di emrat e kabinetit te ri Qeveritar. Njeri nga te permendurit ishte edhe Kujtim Kerveshi, sipas te ciles gazete, AAK do e nominonte per minister. Por ky lajm "cofi". Kerveshit as ne mendje nuk i shkon te behet minister. Ai permes nje reagimi ka demantuar Lajmin duke bere te ditur se me te nuk eshte duke negociuar askush qe ai te perfshihet ne ekzekutivin e ri.



"E nderuar Redaksi e Gazetës Lajm,
I habitur me lajmin e gazetës suaj të publikuar me datë 07 Shkurt 2011 në lidhje me ndarjen e posteve në qeverisë e ardhshme, më lejoni të deklaroj publikisht se unë nuk kam zhvilluar asnjë kontakt me subjektet politike në Republikën e Kosovës. 
Shkrimet si këto të cilat plasojnë emrat profesional dhe i lidhin ato pa arsye me skenar politik në Kosovë i trajtoj jo-profesional dhe tendencioze." thuhet ne reagimin e Kerveshit./topLajm
shko