ne forme shakaje se Shqipëria eshte cerdhja e hajdutëve te makinave. Sipas gazetes britanike “The Guardian”, ekipi i Top Gear nuk do ta zbuste gjuhen për kombet e ndryshme pas ndjeses publike që i ofroi BBC ambasadorit të Meksikës një javë më pare kur Top Gear e quajti këtë komb të Amerikes Latine si dembel dhe të pavlerë.
Duke qene se epiosodi i rradhes u xhirua ne Shqiperi, drejtuesit e emisionit gjeten rastin per te bere humor duke u shprehur se Shqiperia eshte çerdhja e hajduteve te makinave. Gjatë udhetimit në jug të vendit, drejtuesit e emisionit përballen me rruget e keqija, me cudi që vetëm në Shqipëri mund t’i gjesh dhe me faktin se vendi eshte i mbushur me makina te tipit mercedez. Shakaja shkon edhe më tej kur drejtuesit e emisionit pyesnin publikun cfarë domethënë në shqip fjala makinë në anglisht (Car).
“Fatmiresisht për BBC, duket se diplomatët shqiptarë i marrin keto lloj deklaratash më me gjakftohtesi sesa homologet e tyre Meksikane”,shkruan The Guardian.
Burime te ambasades shqiptare në Londer e pranuan se steriotipi i mafias shqiptare është i bezdosshëm, por ata theksuan se vetë ambasdori kishte zgjedhur t’i pranonte ofendimet pa u ankuar.
Ndërsa komente të tilla te Top Gear kishin shkaktuar zemerim nga disa shikues, disa te tjere kishin shkruar ne rrjetet sociale se programi i kishte frymezuar për të vizituar Shqipërine, nje vend me bukuri piktoreske fakt që e kishte pranuar edhe vetë drejtuesi i emisionit vetëm pasi i kishte bere te gjithe per te qeshur kur kishte thene se nje ministër ishte vënë në siklet kur makina e tij kishte rezultuar e vjedhur në një pike kalimi me Greqinë, por sipas tij Shqipëria nuk është e vetme, Edhe ministria maqedonase ishte vene në siklet kur makina me te cilen udhetonte ishte regjistruar me parë nën emrin e David Beckham. Megjithate ne Shqiperi ishin gjetur edhe dy makina të vjedhura Range Rovers të dy lojtareve te AC Milan./bw