e hënë, 21 shkurt 2011

Shoqata e grave të Srebrenicës akuzon Del Ponten

Shoqata e grave të Srebrenicës është e vendosur që të akuzojë ish-Prokuroren e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte. Gratë e Srebrenicës duke u mbështetur në një raport të REL, kanë mbledhur mbi 4 mijë nënshkrime dhe po përgatisin akuzën.
Ato do t`i përfaqësojë juristi nga Tuzlla, Damir Aliq, me ndihmën e një ekipi avokatësh nga Londra. Nënat dhe gratë e Srebrenicës kërkojnë të përcaktohet përgjegjësia e Carla Del Pontes për asgjësimin e sendeve të gjetura në varrezat masive, të cilat në Tribunalin e Hagës janë përdorur si dëshmi. Proçesi i nisur është akoma në fazën fillestare.
 

"Ne do të nisim mbledhjen e dëshmive këtu në Bosnjë e Hercegovinë dhe jashtë. Ndihmën profesionale e kanë ofruar tashmë avokatë nga Londra, të cilët pa kompensim material do ta ndihmojnë ekipin nga Tuzlla në këtë proces. Më së shumti dëshmi ka në Tribunalin e Hagës. Ato që do të na japin neve, me siguri do të shërbejnë si dëshmi. Ato që nuk do të na japin, ne do të bëjmë përpjekje që në mënyra të tjera t`i marrim", thotë Aliq.
 
Avokatët londinezë janë Fergus Randolf dhe Hugh Merser nga Londra. Ata janë avokatë me një përvojë shumë të gjatë./topLajm
shko