e hënë, 21 shkurt 2011

Petritsch: Jo ndarjes së Kosovës

Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petritsch, ka kërkuar ide, siç është shprehur ai, më kreative për veriun e Kosovës dhe ka bërë thirrje që Prishtina e Beogradi zyrtar të tërhiqen nga qëndrimet e tyre parimore, për të mundësuar gjetjen e një zgjidhjeje për problemin.
Duke e përjashtuar ndarjen e veriut ai tha se duhet që të arrihet një zgjidhje për veriun, përndryshe e gjithë puna në ndërtimin e shtetit në Kosovë nuk do të funksionojë.

Në një bisedë me BBC-në, ambasadori Petritsch tha se bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit kanë të bëjnë me të ardhmen e rajonit si dhe me bashkëpunimin dhe normalizimin në mes të dyja vendeve.

Duke folur për raportin e të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, Petritsch tha se në rast të mos ndriçimit të plotë të tij ai do të shndërrohet në “njollë” për reputacionin edhe të kryeministrit Thaçi, por edhe të Kosovës.

Kërkesën e faktorit ndërkombëtar për qeverisje me, siç është cilësuar, “duar të pastra në Kosovë” ambasadori Petritsch e ka cilësuar si një parim të rëndësishëm për qeverinë e vendit dhe kë shprehur besimin e tij se udhëheqësit politikë në vend do ta respektojnë atë./kn
shko