Gjykata e rrethit në St. Gallen ka dënuar kosovarin M. N. (28-vjeçar) pasi ai kishte torturuar tri maca. Shumë pak përgjigje ka marrë Gjykata pas pyetjeve të parashtruara.
“Pse e keni bërë gjithë këtë”, pyeste vazhdimisht gjykatësi. M. S. rregullisht i mblidhte krahët duke thënë: “Nuk e di saktë”. Ai ende nuk ishte i vetëdijshëm se pse gjendej para trupit gjykues dhe se akuzohej për veprën penale “ushtrim mizerik, abuzim dhe shkaktim të vdekjes së dhimbshme të kafshëve”, pasi që të tri macet i kishte torturuar deri në vdekje.
Gjykata e shpalli fajtor të pandehurin për të gjitha akuzat, duke e dënuar me shtatë muaj burg me kusht, një dënim në të holla prej 1000 frangash zvicerane dhe 2000 franga për shpenzimet gjyqësore./topLajm