e hënë, 21 shkurt 2011

Si ta dini kur një mashkull ju mashtron

1. Ai ruan tepër pajisjet e tij. “Mënyra kryesore se si janë zbuluar mashtrimet është përmes e-mailave inkriminues, bisedave në mesenxher, mesazhet në celular apo faturave të paguara”, thotë Belisa Vraniq, psikologe nga Nju Jorku.
Pra nëse ai ju mashtron, ai do t’i mbrojë pajisjet e tij ose do të reagojë në mënyrë defensive nëse ju në mënyrë të pafajshme prekni telefonin ose kompjuterin e tij. Do të ishte një alarm i vërtetë nëse ai më herët ua ka dhënë fjalëkalimet e tani është shumë i paqartë.

2. Ai fillon të merret me fitnes. “Kjo është aq e qartë, por është një shenjë të cilën shumë femra nuk e vërejnë: Nëse i dashuri i juaj fillon të merret me fitnes pa kërkesën tuaj për ta bërë një gjë të tillë, do të mund të ishte një shenjë se ai është duke kaluar më shumë kohë lakuriq”, thotë Vraniq. Duhet falënderuar filmat pornografikë për këtë paralajmërim. Meshkujt sot janë mësuar të shohin meshkuj të rruar tërësisht në TV, pra nëse ai ka një femër tjetër për t’i bërë përshtypje me nivelet e tij seksuale, ai do të mund të rivalizohej me ata meshkuj të filmave.

3. Ka aromë tjetër . “Kur ai vie në shtëpi, dhe ka aromë ndryshe prej asaj që kishte në mëngjes, dhe nuk është arome e sapunit të palestrës apo shtëpisë suaj, do të mund të jetë që ai ka bërë dush në shtëpinë e saj”, thotë Vraniq. Pra keni kujdes, sepse në këtë rast, fjala e urtë “e di hunda” mund të jetë më se e vërtetë.

4. Asgjë nuk e brengosë më. Nëse ai ishte i rrëmbyer më parë, një kombinim i seksit shtesë dhe kujdesit do ta bënin më të qetë atë, madje edhe më të çiltër. “Nëse mashkulli juaj papritmas fillon të sillet përreth shumë i gëzuar dhe duke fishkëllyer, atëherë ju duhet ta zbuloni arsyen pse”./yp
shko