e hënë, 21 shkurt 2011

Nicole Kidman: E dua gruan që më bëri nënë

Pas një beteje të gjatë për sterilitetitin e saj, aktorja australiane e çmimeve Oskar Nicole Kidman deklaron me lot në sy dashurinë e saj për gruan e cila mbajti për nëntë muaj në bark fëmijën e saj. 

Në një intervistë eskluzive në televizionin australian Canal 9, drejtpërdrejt nga Los Angeles aktorja e famshme hollivudiane, shpesh herë e akuzuar si njeri i ftohtë, ka dashur të shpjegojë për herë të parë për

publikun, jo vetëm rrethanat e lindjes, por edhe vuajtjet për vështirësinë e të qënurit nënë falë ndihmës së një gruaje tjetër. 

‘E donim në mënyrë të dëshpëruar edhe një fëmijë tjëtër, unë nuk mund të ngelesha shtatzanë dhe më doli kjo mundësi’: ka shpjeguar aktorja e njohur. Kidman e ka përshkruar eksperiencën e të asistuarit gjatë lindjes së fëmijës së saj, si një ngjarje tepër malllëngjyese për të. 

‘ Kisha tashmë një vajzë, duke parë pastaj Faith Margaret që të lindte fëmijën tim në atë mënyrë, ishte shumë e madhe dashuria që unë ndjeva për gruan më të mrekullueshme që po lindte dhe kishte bërë një gjest aq të madh për mua. Më parë prekesha vetëm kur flisja për një gjë të tillë, pasi jam shumë mirënjohëse për atë që ajo ka bërë për mua’: u shpreh duke mos mbajtur më lotët Kidman. 

Nicole Kidman dhe bashkëshorti i saj këngëtar Keith Urban, të martuar që nga viti 2006, kanë edhe një vajzë tjetër të quajtur Sunday Rose, e vila ka lindur në vitin 2008./bw
shko