e hënë, 21 shkurt 2011

Facebook fton gabimisht mijëra persona në ditëlindje

Dëshmi e vërtetë se gjithnjë e më shumë njerëz janë bërë të "varur" nga Facebooku dëshmon edhe rasti i fundit në Britani. Një adoleshente formoi një grup me rastin e
festimit të ditëlindjes së 14-të, ndërsa mijëra veta konfirmuan pjesëmarrjen në festë.

Rebecca Javelau, pasi themeloi grupin në Facebook, publikoi adresën dhe numrin e telefonit. Planifikoi të ftojë vetëm disa shokë, por vizitën në festën e saj modeste e konfirmuan 21.000 veta. ‘Party’ pritej të mbahej më 7 shtator në banesën e prindërve të saj në Hertfordshire.

Nëna e saj mbylli grupin në Facebook, ndërsa policia i tërhoqi vërejtje adoleshentes se duhet ta anulojë festën, si dhe angazhoi patrullime të rregullta policore në rast se mijëra njerëz të panjohur vendosin të vijnë në qytetin e tyre.
Praninë e tyre në këtë festë e konfirmuan edhe pronarët e profileve të rrejshëm të Justin Bieber, Stephen Haëking, Susan Boyle dhe Rick Astley. Më pas në Facebook u paraqitën edhe shumë grupe të reja që organizonin festa ne mënyrë tallëse për festën e ditëlindjes së Rebeccas, ndërsa administratorët e këtyre grupeve paraqiteshin si vajza të cilës i është shkatërruar festa e ditëlindjes. Në njërën prej këtyre faqeve thuhet se festa megjithatë do të mbahet, ndërsa tashmë 7.000 veta kanë konfirmuar pjesëmarrjen./bw 
shko