e enjte, 24 shkurt 2011

Ushqimi që garanton seks të mirë

Harroni “ndihmat” dhe “forcojeni” libidonë tuaj në mënyrë natyrale. Nëse dëshironi ta përmirësoni jetën tuaj seksuale duhet ta dini se afrodiziakët natyral fshihen në kuzhinën tuaj, vetëm që duhet t’i zbuloni. Kështu bëni një darkë apo desert i cili do t’ju kënaq, si ju ashtu edhe partnerin tuaj, dhe natyrisht do ta nxit dëshirën seksuale.

Shpargu

Shpargut janë të pasura me vitamina B e cila stimulon prodhimin e histaminës. Niveli i duhur i histaminës do të forcojë dëshirën seksuale të mashkullit, por edhe të femrës.

Farat e kungullit

Sikur edhe guacat edhe farat e kungullit janë të pasura me zink dhe rregullojnë punën e prostatës. Por, zinku është shumë i rëndësishëm edhe në ngritjen e libidos te femra. Farat e kungullit janë të pasura me omega-3 acide yndyrore të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin tuaj seksual.

Avokado

Avokado është pemë tropikale e cila përmban sasi të mëdha të acidit folik. Avokado ngre energjinë dhe sasinë e yndyrave të shëndetshme që rezulton me disponim të mirë, i cili është i nevojshëm për momentet pasionante.

Peshku i kaltër

Peshku i kaltër sikur sardelet, tuna etj. janë të pasura me omega-3 acide yndyrore dhe për këtë rekomandohet si afrodiziak i shkëlqyeshëm i cili garanton ngritjen e dëshirës seksuale. Yndyrat e mira janë dobishme për trurin pasi që e stimulojnë kujtesën, përmirësojnë disponimin dhe janë luftues i mirë kundër depresionit.

Çokollata e zezë

Kjo për shumicën është afrodiziaku më i dashur dhe më i efektshëm. Çokollata e zezë është e pasur me feniletilamin-kemikale, të cilat besohet se krijojnë ndenjën e të dashuruarit. Hulumtimet kanë treguar se femrat të cilat çdo ditë konsumojnë çokollata kanë jetë më të mirë seksuale sesa ato të cilat këtë nuk e bëjnë.

Boronica

Një fryt i shijshëm i cili rrit energjinë duke e ngritur nivelin e dopaminës, neurotransmetuesit në tru të cilin me kalimin e viteve ngadalë e humbim. Boronicat rinojnë trupin dhe trurin tuaj, por janë edhe shumë të efektshme për ngritjen e libidosë.

Shalqiri

Shalqiri përmban fitokemikalin citrulin i cili në organizëm shndërrohet në aminoacidin arginin. Arginin ka efektin e relaksimit të enëve të gjakut të cilat ndikojnë në libido, m’u sikur edhe “Viagra”.

Hudhra

Edhe pse nuk tingëllon dhe nuk e ka aromën e një afrodiziaku, në fakt ky ushqim i shëndetshëm është edhe forcues i pasionit. Hudhra është e pasur me alicinom, përbërës i cili rrit qarkullimin dhe rrjedhën e gjakut në organet seksuale. Por, kujdes me erën e tij e cila nuk është edhe aq tërheqëse, dhe për këtë më mirë merreni në formë të kapsulave apo të ushqimit të zier.

Guacat

Guacat janë të pasura me zink i cili ka rol të rëndësishëm në prodhimin e testosteroneve dhe spermës dhe njëherësh stimulojnë krijimin e dopaminës, hormoni i cili ngrit libidonë tek meshkujt dhe femrat.

Kikiriki

Produkt të cilin e duanë edhe të vjetrit edhe të rinjtë, e që në fakt është më i fuqishëm se sa mendoni. Përbërësi L-arginin me të cilin kikiriki është i pasur forcon funksionin seksual tek meshkujt, dhe njëherësh është edhe afrodiziak i shkëlqyeshëm./yp
shko