e diel, 6 mars 2011

Abortimi shkakton depresion afatgjatë

Ndikimi psikologjik i humbjes së fëmijës mund të zgjasë disa vjet, ka zbuluar studimi britanik e amerikan i kryer me 13 mijë gra, i publikuar në revistën “British Journal of Psychiatry”.
Gjatë shtatzënisë së ardhshme për shkak të frikës se mund të humbë përsëri fëmijën, shumica e grave vuajnë nga depresioni apo ankthi. Në këto momente ka rëndësi roli i mamive, të cilat mund të ndihmojnë në zgjidhjen e shqetësimeve dhe  që të kenë shtatzëni të suksesshme. Depresioni dhe ankthi mund të zgjasë gati tre vjet pas lindjes së bebes të shëndoshë, paralajmërojnë mjekët. Depresioni pas lindjes ndikon në çdo të shtatën grua. 
Me abort përfundon çdo e pesta shtatzëni, dhe në 1 mijë foshnja të lindura mesatarisht 5 lindin të vdekur, ka treguar studimi, transmetojnë mediet britanike./kn
shko