e martë, 8 mars 2011

Arrestohen dy persona lidhur me rrëmbimin e fëmijës në Prishtinë

Sot,  më 8 mars,  në orët e pasdites në rrugën “Gjergj Fishta” të komunës së Lipjanit dhe në rajonin e Pejës janë arrestuar dy persona si të dyshuar të përfshirë në rastin e rrëmbimit të fëmijës me 03.03.2011 në Prishtinë. 
Si rezultat i zhvillimit të hetimeve intensive, të pandërprera i njësitit të hetimeve policore të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, është arrit që të identifikohen dhe njëherësh të arrestohen Valon H. (1980) nga  Prishtina dhe Bashkim M. (1982) nga Komuna e Istogut.
Gjatë kontrollit tek personi i parë i arrestuar, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një veturë Mercedes me targa KS, e cila dyshohet se është përdorur gjate rrëmbimit, dy revole dhe municion të kalibrave të ndryshëm, tre telefona celular, një kompjuter Lap Top dhe një thikë.
Njësitet policore janë duke vazhduar planet dhe hetimet policore lidhur me këtë rast./kn
shko