e hënë, 7 mars 2011

Kryekuvendari Krasniqi dënon vrasjen e fëmijës Leutrim Musliu

Me rastin e krimit në fshatin Uglar, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, dënon këtë akt makabër. 
 “Vrasja e 14-vjeçarit, Leutrim Musliu,  ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në emrin tim dhe të Kuvendit të Kosovës shpreh dhembjen  dhe njëherësh  familjes Musliu u shprehim ngushëllimet më të thella.  

Kjo vrasje është një akt tejet i rëndë kriminal dhe i shëmtuar. Kërkojmë nga organet e rendit që sa më parë kriminelët t’ i vërë para organeve të drejtësisë”, thekson kryekuvendari Krasniqi./kn
shko