qenë i domosdoshëm për krijimin e vlerave të përgjithshme shoqërore, kulturore, politike dhe jetësore.
Në këtë kuadër, gruaja kosovare ka luajtur një rol të rëndësishme në të gjitha ngjarjet dhe zhvillimet më vendimtare të historisë së Kosovës.
Sot, në të gjitha institucionet e shoqërisë sonë gruaja është duke zënë vendin e merituar dhe duke dhënë kontribut në ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës.
Festa Ndërkombëtare e Gruas na sensibilizon që të jemi të kujdesshëm dhe t'i japin
hapësirën e merituar këtij potenciali të pashtershëm të shoqërisë njerëzore, thuhet në telegramin e urimit të kryeministrit drejtuar të gjitha nënave dhe grave të Kosovës me rastin e 8 Marsit.