e mërkurë, 2 mars 2011

Presidenti Obama dënoi vrasjen e ushtarëve amerikanë

Dy ushtarë amerikanë janë qëlluar për vdekje nga një person i armatosur në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.
Autoritetet rajonale nuk përjashtojnë as mundësinë e një lidhjeje terroriste, por asgjë nuk është e qartë. 


Personi, i cili vrau dy ushtarë dhe plagosi rëndë dy të tjerë, sipas informacioneve, është nga Kosova, tha ministri i Brendshëm i shtetit Hes, Boris Rein.
Zëdhënësja e forcave ajrore amerikane për Evropë, majorja Beverli Mok tha se të katër viktimat, dy të vrarët e dy të plagosurit, i takojnë këtyre njësive. Ajo nuk dha detaje se ku ishin të stacionuar viktimat apo emrat e tyre.


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama ka dënuar sulmin.
“Dua që çdokush ta kuptojë se nuk do të lëmë asgjë pa bërë derisa të mësojmë si ndodhi ky akt i tmerrshëm. Do të punojmë me autoritetet gjermane për të siguruar që të gjithë autorët do të dalin para drejtësisë”, tha Obama.


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dënuar sulmin duke e cilësuar si "ngjarje të tmerrshme". Ajo ka shtuar se vendi i saj do të bëjë “gjithçka që është e mundur” për të hetuar deri në fund sulmin ndaj autobusit të ushtarëve amerikanë.
“Dua to shpreh ngushëllimet ushtarëve amerikanë dhe familjeve dhe të afërmve të tyre. Kjo është një tragjedi e tmerrshme, dhe Gjermania do të bëjë gjithçka është e mundur për të gjetur shpejt çfarë ka ndodhur”, tha Merkel.


Ushtria amerikane ka një numër bazash në rajonin e Frankfurtit. 
Ministri i Brendshem i Kosoves, Bajram Rexhepi, ka konfirmuar se policia gjermane e ka identifikuar të dyshuarin si Arif Uka, shtetas i Kosovës nga qyteti i Mitrovices. "Kjo është një ngjarje dërrmuese dhe tragjike. Po përpiqemi të kuptojmë nëse ishte diçka e organizuar apo çfarë natyre kishte sulmi", tha Rexhepi.
Presidenti dhe Qeveria e Kosovës kanë dënuar ashpër vrasjen e dy qytetarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve./kn
shko