Dy gola kundër ish-skuadrës që e konfirmoi në Austri e që e ngjitën në kuotën e 12 golave. Golashënuesi më i mirë i skuadrës.
Ndeshja e parë e Salihit për vitin 2011 që luan nga minuta e parë.
Një kritikë e hapur ndaj trajnerit Peter Pacult, që çuditërisht pak ka besuar në këtë sezon te “gjahtari shqiptar”.
Sulmuesi tjetër shqiptar, Atdhe Nuhiu, luajti si zëvendësues nga minuta e 85-të.
Hamdi Salihi barazoi me gola Migen Memellin, sulmuesin pogradecar që luan në Arabinë Saudite me Al-Faisaly, e që ka shënuar këtë sezon po 12 gola./shm