e hënë, 7 mars 2011

Adelina Tahiri: Me Lorikun jemi ende në fazën e njohjes

Me Lorikun njihemi dhe shoqërohemi… Nuk ka asgjë më shumë për momentin”, rrëfen këngëtarja e njohur Adelina Tahiri për “Bluetooth”, duke i thënë stop çdo pyetjeje tjetër në lidhje me të. Aktualisht është shumë e ngarkuar me koncerte dhe kënga e re po i ha shumë kohë. 

“Bad Girl” është titulli i kësaj të fundit që pritet të dalë shumë shpejt bashkangjitur një videoklipi mjaft interesant. Në fakt ndonëse titulli i këngës i përkthyer në shqip është ‘vajzë e keqe’, Adelina Tahiri nuk është e tillë… 
Të gjithë miqtë dhe të afërmit e saj e njohin si një vajzë fisnike, të brishtë e të zgjuar. Ndërsa vetë këngëtarja na tregon se është ‘vajzë mami’, por kurrsesi e llastuar. Shoqja e saj më e ngushtë është pikërisht e ëma dhe për marrëdhënien me të Adelina tregon detaje. Po çfarë na rrëfen tjetër bukuroshja e skenave?! Le ta zbulojmë bashkë…

Si po kalon këto kohë?Sinqerisht lodhshëm! Duke u përgatitur për një këngë të re dhe videoklipin tim të ri.

Kjo stinë është e ngjeshur me koncerte. Si i vlerësoni ofertat dhe nga sa variojnë çmimet?Është vërtet shumë e ngjeshur me koncerte, ishte dhe periudha e festave, kurse për çmimet s’kisha dashur të jepja shifra.

Sa kohë përpara të bëhen ofertat për koncerte?Zakonisht 2 javë përpara, në varësi të eventeve në është festë apo koncert në fundjave.
Së fundmi ke realizuar një duet i cili ka rezultuar i suksesshëm. Pak më lart na tregove se do të realizosh edhe një klip të ri. A kanë filluar xhirimet për të dhe si do të jetë titulli i këngës?
Aktualisht jam në xhirime e sipër të videoklipit tim të ri “Bad Girl” (Bad Boy).

Ç’mund të na thuash për përditshmërinë tuaj? Si është ajo?Zakonisht me angazhime nëpër studio, emisione, me takime të ndryshme, normalisht për punë. Kur kam kohë të lirë atëherë e ndaj me miqtë e mi të dashur të cilët i dua dhe i respektoj.

Është e dashuruar Adelina?Di të dua dhe dua…

Së fundmi është përfolur në media një romancë e juaja me futbollistin e njohur Lorik Cana. Sa e vërtetë është kjo? Cila është realisht relata juaj?Unë s’mundem t’i ndaloj mediat rozë që të shkruajnë. E kam cekur edhe në një intervistë të pak ditëve më parë se me Lorikun njihemi dhe shoqërohemi…

Në këtë intervistë ju pohuat se takoheshit shpesh me të. Nënkupton kjo se nga të dy ju kërkohet diçka më shumë?Më falni, por nuk kisha dashur të komentoj më tepër. Kurt ë kem diçka për të thënë do ta them.

Domethënë nuk do të na e tregosh në të ka propozuar apo jo Loriku?No coment!

Kujt ia beson sekretet e zemrës? (Që ta dimë të paktën kë të pyesim)Mamit.

A është Adelina vajzë mami (e llastuar)?Normalisht që jam vajza e mamit, po e llastuar?! Nuk jam. Ata që më njohin për së afërmi e dinë më mirë.

Ç’marrëdhënie ke me mamin?E dua shumë, e kam xhan dhe e kam shoqen time më të mirë.

Po me miqtë?Gjithashtu i dua shumë dhe mundohem të kaloj sa me shumë kohë me ta.

Me kë nga kolegët shkon më mirë?Me të gjithë shkoj mirë, por me Afërdita Dreshajn dhe Shpat Kasapin kam raporte shumë të afërta.

Kë prej tyre se duron dot?Të gjithë i respektoj dhe i nderoj dhe s’kam arsye pse të mos i duroj.

Sa të ka shërbyer bukuria në rrugën tënde në muzikë? Ka qenë ajo një shtysë për t’u bërë pjesë e botës së spektaklit?Mendoj se bukuria ndihmon në muzikë, në paraqitjet e para skenike për t’u mbajtur mend, kurse për të qëndruar më gjatë në skenë kërkohet kualiteti.

Në përfundim duam fjalën tënde për fansat…I dua shumë… Jetoj dhe krijoj për ta, ato më japin stimul për punë.
shko