e martë, 15 mars 2011

Shalke, 6.5 milionë euro për Lorik Canën

Që Lorik Cana i ka adhuruesit të shumtë nëpër Europë, kjo u kuptua që në merkaton e verës, kur Lacio, Aston Vila e Fulham
u interesuan të blinin kartonin e kapitenit të kombëtares kuqezi.


Por, joshja për Canën duket se po vazhdon ende. Kësaj radhe është skuadra e Shalkes që është e gatshme të sakrifikojë 6.5 milionë euro, diçka më shumë sesa Gallatasaraji ka paguar te Sandërlendi, si dhe një çek të bardhë lojtarit për pagën, që në Turqi përfiton 2.5 milionë euro në sezon. Me Magath drejt largimit, drejtuesit e klubit duket se kanë vendosur të përforcojnë ekipin me një lojtar që është në gjendje të luajë mjaft mirë, si në mesfushë, ashtu edhe në mbrojtje


Nëse në janar, Lacio ofroi 4.5 milionë euro për kartonin e Canës, të cilën drejtuesit e gjigantit turk e refuzuan, oferta aktuale mund t’i bëjë ata të mendohen. Edhe pse Loriku shpeshherë ka deklaruar se nuk ka ndërmend të lëvizë kaq shpejt nga Turqia, dëshira e tij e vërtetë është të luajë në Bundesligën gjermane, të cilin e sheh si kampionatin ideal./qendra/
shko