e mërkurë, 2 mars 2011

Shteti i Vatikanit, me 572 qytetarë

Në mesin e 572 shtetasve të Vatikanit jetojnë vetëm 32 gra, kurse 540 të tjerë janë meshkuj, thuhet në të dhënat e reja statistikore që sot i publikoi shteti më i vogël në botë. 
Shtetas të Vatikanit janë 306 diplomatë, 86 rojtarë të gardës zvicerane, 73 kardinalë, një motër nderi dhe 31 persona të tjerë të cilët nuk mbajnë poste në Kishën Katolike. Nga gjithë këta persona, vetëm 223 prej tyre jetojnë në Vatikan. 

Qëndrim të përhershëm në Vatikan kanë edhe 221 persona, nga të cilët shumica janë priftërinj. 

Në të ardhmen në Vatikan do të mund të hyjnë vetëm shtetast e tij apo personat me qëndrim të përhershëm, kurse vizitorët e tjerë do të mund ta vizitojnë atë vetëm me leje speciale./kn
shko