e enjte, 28 prill 2011

Pedro, Busquets...aktorë për Oskar!

Përtej lojës së bukur me të cilën dominon për shumë vjet, së fundi lojtarët e Barcelonës po bëjnë edhe diçka tjetër bukur: aktrimin. Dikush edhe mund t’i nominojë për Oskar. 
Gati në të gjitha ndeshjet me Realin, por sidomos në këtë të fundit, sa herë që janë përplasur me kundërshtarin lojtarë si Pedro, Busquets e Mascherano kanë kapur fytyrën, pa ua prekur askush. Kjo video e tregon më së miri këtë. 

Dhe, paralajmërimin për tu ruajtur e ka bërë mbrojtësi i United, Rio Ferdinand, ekipi i të cilit besohet se do të ndeshet me Barcelonën në finale. “Duhet të përgatitemi për aktrimet e lojtarëve të Barcelonës në Wembley”, ka shkruajtur anglezi në Twitter. /indeksonline/


shko