e martë, 19 prill 2011

Zv.kryeministri i Belgjikës sot në Kosovë

Në vendin tonë sot arrin për vizitë zyrtare zëvendëskryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme i Belgjikës, Steven Vanackere. 

Gjatë ditës ai do të pritet, në takime të ndara, nga presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi. 

Vanackere dje ka qëndruar për vizitë në Beograd ndërsa pas Kosovës do të udhëtojë për në Mal të Zi.
shko