e mërkurë, 22 shtator 2010

Anastacia vdes per Johnny Depp

Anastacia ka thënë se mashkulli i saj ideal është Johnny Depp dhe se së fundi ajo ka lidhur miqësi me James Blunt.

Këngëtarja e hitit "I'm Outta Love", e cila aplikoi për divorc nga burri i saj Wayne Newton në muajin prill, aktualisht është e vetmuar dhe do të dëshironte të bëhet më e afërt dhe më personal me yllin e Hollywoodit.

E pyetur për joshen e saj sekrete, Anastacia është përgjigjur: “Nuk do ta refuzoja Johnny Depp – ai është shumë i nxehtë”.

Këngëtarja 41-vjeçare, e cila ka thënë se do të dëshironte të del me një mashkull më të ri, së fundi ka lidhur miqësi edhe me James Blunt.

"James Blunt është shtimi më i fundit në listën time të telefonatave. Ne u takuam në aeroplan dhe 12 orë fluturim ishte e mjaftueshme për të krijuar miqësi", ka thënë Anastacia
shko