Rasti i 43 vjeçares, Sakineh Mohammadi Ashtiani, nënë e dy fëmijëve, që është dënuar me vdekje për marrëdhënie të paligjshme seksuale dhe e akuzuar për involvim në vrasjen e burrit të saj, ka nxitur protesta ndërkombëtare.
Zëdhënësi i qeverisë së Iranit, Ramin Mehmanparast, tha sot se skandali ishte i bazuar në informacionet e rrejshme lidhur me rastin Ashtiani.
Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, ka thënë se ishte i tmerruar për dënimin e saj.
Raportet në mediat iraniane kanë sugjeruar se dënimi me gurë ndoshta mund të tërhiqet, por megjithatë Ashtiani, mund të dënohet me varje