“Plani gjithëpërfshirës i Pakos së Ahtisarit është baza më e mirë për të zgjidhur situatën aktuale ne veri. E tëra çfarë duhet bërë është që të implementohen detyrimet që dalin nga kjo pako. Plani Ahtisari siguron të drejta autonomie për komunitetin serb, pikërisht ashtu siç është pajtuar edhe Qeveria me të gjitha ato që i parasheh Pakoja. Kjo pako edhe politikisht është zgjidhja më e mirë për të ardhmen e Kosovës." tha Feith
Edhe ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati potencoi se Pakoja e Ahtisarit është zgjidhja e vetme për atë pjesë të vendit.