Është një nga këngëtaret që shihet më pak nga të gjitha të frekuentojë jetën e natës. Kjo edhe për arsyen se në përgjithësi fundjavat e gjejnë me koncerte jashtë Shqipërisë.
Por sipas miqve të saj, Elvana ka vendosur të pushojë pak dhe të merret më shumë me veten. Pas tre këngëve të reja që tashmë janë të njohura për ne dhe një tjetre që pritet të dalë këto ditë, pa harruar këtu edhe koncertet e verës, ajo i ka dhënë vetes një pauzë dhe fundjavën e kaluar ka dalë në një nga pubet e Tiranës me motrën dhe disa miq.
Këngëtarja simpatike eshte fotografuar më aktorin e njohur të “Portokalli”-së, Gazmend Paja, teksa bisedonin me njëri-tjetrin dhe meqë muzika ka volum shumë të lartë, shpesh detyrohesh të afrohesh ca si shumë tek bashkëbiseduesi si në rastin e Elvanës me Gazin.
Por asgjë për t’u shqetësuar, pasi Elvana thotë se vazhdon të ketë të njëjtin partner, ndërsa për jetën private të Gazit nuk kemi ndonjë informacion.
.