e diel, 10 tetor 2010

Kapet me pele per dore serbi me 5 kg heroine

Gazeta serbe Blic njofton se në punktin kontrollues në Rudnicë afër Rashkës (ku supozohet të jetë varreza masive e shqiptarëve) policia serbe, sot ka zbuluar 4.9 kg heroinë në një automjet me targa të Krushevcit, që e drejtonte Dejan Petroviq (36) nga Leposaviqi. 
Në komunikatën policore thuhet se droga “është kontrabanduar nga Kosova në brendi të Serbisë”. 



Heroina ka qenë e fshehur në qese prej letrës, kurse në automjet gjendej familja e tij (bashkëshortja dhe një fëmijë). 
Supozohet se droga ka qenë e destinuar për shitje në rajonin e Novi Pazarit. Vlera e drogës së sekuestruar sillet rreth 80 mijë euro.
I dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë, kurse më pas do të paraqitet para gjykatësit hetues të Gjykatës së lartë në Kralevë.
shko