Projekti i fundit muzikor ka qenë klipi “Diagnoza”, këngë me të cilën fitoi dhe çmimin e dytë tek festivali “Çelësi muzikor” vitin e kaluar.
Këngëtares së re së skenës muzikore kosovare, edhe pse ka realizuar disa klipe dhe ka fituar disa çmime nëpër festivale atje, siç duket prapë po i mungon fama. Fjolla ka realizuar disa operacione plastike në gjoks dy herë siç është shkruar në mediat kosovare, operazione këto shumë të kushtueshme të realizuara në Shtetet e Bashkuara, të financuara nga motra e saj e cila jeton atje. Ndërhyrja tjetër ka qenë në zmadhimin e buzëve, por këngëtarja këtë të fundit nuk e ka pranuar.
Projekti i fundit muzikor ka qenë klipi “Diagnoza”, këngë me të cilën fitoi dhe çmimin e dytë tek festivali “Çelësi muzikor” vitin e kaluar. Këto ditë këngëtarja është aktuale me një set provokativ, të cilin e ka realizuar në bashkëpunim me produksionin “Urban Graphics”. Ky produksion meret me realizimin e klipeve muzikore dhe ka shumë gjasa që Fjolla së shpejti të paraqitet me ndonjë klip të ri dhe këto foto të nxehta janë paralajmërim i atij projekti…