Kalendari erotik, është një dhuratë tepër e veçantë, do të thonim maja e kultit të personalitetit të tij. Në faqet e kalendarit, ndodhen fotografi të studenteve të Fakultetit të Gazetarisë të Moskës. Ato pozojne bukurite e tyre trupore, dhe joshin epshet e kryeministrit rus.
Vladimir Vladimirovic, ne të duam shumë! Me këto fjalë është stolisur kalendari erotik që Putinit i dhuruan për ditëlindjen e tij, të 58-të.
Putini e ka rikthyer në jetë traditën e vjetër, qysh prej vdekjes së Stalinit, ku kryeministrat rusë nderoheshin në qiell me dhurata pompoze, poezi, këngë legjendare etj.
Kjo traditë u perforcua edhe më shumë, në vitin 2008, kur Putinit i dhuruan një DVD të arte, të hartuar "nga një grup qytetarësh rusë" të cilet i thurnin lavde "gjenialitetit" të Putinit.
Kalendari erotik, është një dhuratë tepër e veçantë, do të thonim maja e kultit të personalitetit të tij.
Në faqet e kalendarit, ndodhen fotografi të studenteve të Fakultetit të Gazetarisë të Moskës.
Ato pozojne bukurite e tyre trupore, dhe joshin epshet e kryeministrit rus.
Kështu, studentja Ljena, e veshur në geta të zeza, i uron Putinit ditëlindjen në faqen e muajit mars me fjalët: "Ti i ke shuar zjarret, por une digjem ende ne zjarr'. (!)
Ndërsa në faqen e muajit dhjetor, studentja Kcusja, i falet atij me fjalet: 'Të uroj personalisht dhe telefonomë të lutem në 89251591728'
Fakulteti i Gazetarisë ka reaguar i dëshpëruar dhe i turpëruar.
"Na vjen shumë keq që emri i Fakultetit tonë përdoret për qëllime të tilla politike' - shprehet dekania Jelena Vartanova. Po aq pesimistë shprehen edhe shume studente të tjera të Fakultetit, për shoqet e tyre që i janë përgjigjur pozitivish nevojave të propagandës së Kremlinit.