Me 29 për qind të votave, aktorja 41-vjeçe Jennifer Aniston është shpallur si beqarja më e preferuar në botë, e ndjekur nga bukuroshja tjetër Halle Berry.
Edhe përkundër fatit të saj të keq në dashuri, ajo konsiderohet si femra e preferuar për takime.
Edhe përkundër fatit të saj të keq në dashuri, ajo konsiderohet si femra e preferuar për takime.
Pas saj, 21 për qind të votave i ka marrë Berry e cila kohë më parë është ndarë nga i dashuri Gabriel Aubry. Por ajo që çudit më shumë në këtë listë, është aktorja legjendare 88-vjeçe Betty White, e cila ka zënë vendin e katërt. Pozita e tretë i ka takuar Elin Nordegren, ndërsa e pesta Lady GaGa-s.
Jennifer Aniston
Nuk dashuri nuk po i ecën aspak, por lista e meshkujve që me dëshirë do të lidheshin me Jennifer-in, është shumë e gjatë, e kjo mbase ajo konsiderohet si njëra nga femrat me trupin më seksi në botë.

Halle Berry
Edhe Halle është e pafat në dashuri, edhe pse ajo nuk rri aq shumë kohë pa të dashur, çka dëshmon se prej që është ndarë muaj më parë nga modeli Gabriell Abry, ajo ka qenë në lidhje me së paku tre meshkuj.
Elin Nordegren
Modelja suedeze Elin Nordegren, e cila javë më parë i ka dhënë fund martesës së saj me yllin e golfit Tiger Woods dhe nga ai ka përfituar qindra miliona dollarë, është beqarja e tretë më e preferuar për lidhje, duke marrë 15 për qind të votave.
Betty White
“Edhe pse tashmë jam 88 vjeçe, ende brenda meje fshihet energji e mjaftueshme për seks të mirë”, kështu ka deklaruar ditë më parë aktorja legjendare. Ajo thotë se mosha aspak nuk e largon dëshirën dhe potencialin seksual, por vetëm duhet njeriu i duhur për ta bërë këtë.