e diel, 10 tetor 2010

Cilët janë “zotët” që fshihen pas Viktor Bout


Viktor Bout, i quajtur ndryshe edhe “zoti i lutës” apo “tregtari i vdekjes”, ka vënën “firmën” e tij në shumë konflikte të përgjakshme për vite me radhë. Tregtari rus i armëve, që ndodhet në një burg në Tajlandë që nga viti 2008, pritet që të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara për t’u gjykuar. A do të vendosë më në fund ai që t’ia rrëfejë drejtësisë emrat e njerëzve të fuqishëm që e kanë mbështetur?
Ata që presin të takohen me ndonjë tregtar armësh në Moskë mund të përfytyrojnë që ky takim do të zhvillohet në ndonjë lokal të kredhur në gjysmë errësirë, që ndodhet në mes të ndonjë parku me pemë të dendura, ose ndoshta në ndonjë garazh të braktisur në periferi. Ndërsa “Starlite” në sheshin “Majakovski”, nga ana tjetër, nuk ka aspak tiparet e një vendi për një takim të tillë. Ai është një fast-food shumë popullor, me klientelë të re dhe me një shumicë turistësh të huaj që e frekuentojnë.


Të dy këta burra kanë një lidhje të veçantë me burrin që shumëkush nuk e njeh me emrin e vërtetë, por me nofkën “tregtari i vdekjes”. Ai është Viktor Bout, 43 vjeç, i cili, sipas akuzave, ka bërë miliona dollarë nga shitja e paligjshme e armëve. Nëse akuzat do të vërtetohen, atëherë del se kompanitë dhe rrjetet e trafikut me të cilat ai ka punuar, u kanë ofruar armë të gjitha palëve konfliktuale në botë, këta dhjetëvjeçarët e fundit. Ka disa ekspertë në Perëndim që janë të bindur se Bout, përmes veprimtarisë së tij, ka përhapur shumë më tepër terror dhe vdekje se vetë Bin Ladeni. Këtë e shpjegon edhe fakti që emri i Viktor qëndronte pas atij të Bin Ladenit në listën e personave më të kërkuar në botë.
Sergei, i veshur thjesht dhe i heshtur, është një tip që i ngjan Bad Spenserit në pamjen e jashtme dhe është vëllai i “tregtarit të vdekjes”. Richard, nga ana tjetër, është shumë më sportiv e me trup atletik dhe vishet me shije. I ngjan më shumë Xhorxh Klunit dhe ka qenë për vite me radhë bashkëpunëtor i Viktorit dhe miku i tij i ngushtë. Ndërsa vetë “zoti i luftës” ndodhet në Bangkok që nga viti 2008. Pas një lufte ligjore të tejzgjatur, Tajlanda do ta ekstradojë atë më në fund në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjyqi i tij premton hedhjen e dritës në një nga pikat më të errëta të botës së krimit dhe trafikut ndërkombëtar të armëve, në të cilën janë përfshirë emra njerëzish të fuqishëm në të gjithë botën, emra gjeneralësh, liderësh, politikanësh nga Afrika, Azia, Amerika Latine. Dhe sigurisht që të gjithë të përfshirët në këto trafiqe janë thellësisht të shqetësuar. Por nuk janë vetëm ata të shqetësuarit. Lidhjet e fshehta të Bout arrijnë deri në nivelet e larta të korridoreve të pushtetit në Moskë dhe Uashington. Në rast se ai do të pranojë që të flasë, deklaratat e tij mund të shkaktojnë çarje dhe kriza serioze në marrëdhëniet mes të dyja vendeve.
Vetë Chichakli beson se miku i tij dhe vetë ai janë objektiva të një konspiracioni të CIA-s. “Ne kemi bërë marrëveshje 15 vite të shkuara dhe ka qenë një biznes kargosh tërësisht i ligjshëm”, thotë ai. Edhe pse ai pretendon se nuk ka pasur lidhje biznesi me Bout që nga viti 2004, një raport i Kombeve të Bashkuara flet për të kundërtën, duke nxjerrë në pah se bashkëpunëtori i rusit i ka dhënë mbështetje financiare Bouts për marrëveshjet e armatimeve. Autoritetet amerikane i kanë marrë shtëpinë e tij në Teksas prej 1.5 milionë dollarësh dhe dy makina sportive të shtrenjta, çka e kanë mërzitur me të vërtetë amerikanin. “Nuk jam fajtor për asgjë dhe mund të them se edhe miku im nuk do t’i bënte keq as një maceje dhe jo më të ketë tregtuar armë në masë”.
Sergei Bout, një mekanik avionësh, e përshkruan vëllain e tij si shumë “human”, një njeri familjar, një vegjetarian që ka pasur gjithmonë në qendër të vëmendjes shpëtimin e natyrës e ambientit dhe një biznesmen shumë i zgjuar. Fakti që Viktori qëlloi që ka blerë apo dhënë me qira avionë në kohën e duhur ishte një koncept brilant biznesi, thotë vëllai i madh i Viktorit.
Sipas tij, Viktori me avionët e tij kargo ka transportuar mallra nga më të ndryshmit, duke filluar që nga pulat e ngrira e deri tek elektroshtëpiaket dhe magnetofonat. Kur e pyesin Sergein për mundësinë e transportit të armëve, ai përgjigjet: “Jo, sepse edhe dokumentet janë në rregull. Piloti dhe pronari i avionëve nuk mund të jenë përgjegjës për ngarkesën e avionit, sepse në një rast të tillë do të ngriheshin akuza edhe ndaj një taksixhiu që fut në makinën e tij një njeri me një çantë me armë, apo me drogë”.
Por, sipas hetimeve të deritanishme, e vërteta mund të mos jetë tërësisht kështu. Avionët sigurisht që mund të kenë transportuar lule, ushqime e pajisje elektroshtëpiake, por veç këtyre kanë transportuar edhe sasi të mëdha Antonovësh, Ilyshinësh dhe Jakovlevësh.
Saga e tregtarit të vdekjes, një përrallë diamantesh të gjakosura dhe tregtish ari e metalesh të çmuara, shpaloset në qytetet më të mëdha të botës, duke filluar nga Moska, Uashingtoni, Bangkoku e Brukseli. Por një rol shumë të veçantë dhe të rëndësishëm kanë edhe vatrat e vogla të luftimeve dhe të magazinimit të armëve, si magazinat në ish-vendet e Bashkimit Sovjetik, një pjesë e xhunglës në verilindje të Kongos, një bazë ajrore amerikane në Irak, Kandahari, një fortesë e terroristëve në Afganistan dhe vila të tëra të ruajtura nga truproja e armatime të sofistikuara në Monrovia të Liberisë.
Historia e Viktor Bout është përralla e një biznesmeni të paskrupullt, që përfitoi nga globalizmi dhe që me sa duket ka furnizuar me armë thuajse të gjithë ushtritë armike në planet, duke filluar nga amerikanët e talebanët dhe armiqtë e tyre në Aleancën e Veriut e deri te guerilasit marksistë në Kolumbi dhe ushtarët fëmijë në Sierra Leone. Megjithatë, Bout mund të mos akuzohet vetëm për një gjë: diskriminimin. Këtë fjalë ai nuk e ka njohur në biznesin e tij, sepse për të nuk kishte rëndësi se nga vinte blerësi, kujt i përkiste, apo cila ishte ngjyra e tij e lëkurës. Mjaftonte që ata t’i jepnin paratë dhe ai i furnizonte me të gjitha armët që donin dhe që ekzistonin në sipërfaqen e këtij planeti.
Çështja e Bout hedh dritë edhe në shumë aleanca të çuditshme. Ministri i Jashtëm rus, Lavrov, në një përpjekje për të parandaluar ekstradimin e patriotit të tij rus, ka folur publikisht në emër të tij, duke ndërmarrë kështu një hap të paprecedentë. Në një deklaratë të tij, Lavrov madje ka sugjeruar se Bout është i pafajshëm. Ndërkaq, zyrtarë të lartë të Uashingtonit kanë preferuar që të heshtnin. Në këto rrethana a do të jenë prokurorët në gjendje që të provojnë fajësinë e tregtarit të armëve? A do ta paguajë vallë ai për krimet e supozuara dhe a do të përfshihen në këtë proces edhe njerëz të tjerë me influencë që e kanë ndihmuar, apo me të cilët ai ka bashkëpunuar?
Filmi i famshëm “Zoti i luftës”, në të cilin Nikolas Cage portretizon një tregtar armësh, i cili i ngjan shumë nga pamja e jashtme Bout, shkaktoi goxha debat në të gjithë botën kur u shfaq në kinema në vitin 2005. Në film, personazhi i Cage, Juri Orlov, thotë: “Në botë ka rreth 550 milionë armë zjarri, ose 1 armë për 12 persona në planet. E vetmja pyetje është: Si t’i pajisim me armë edhe 11 personat e tjerë?” Kur e kanë pyetur Bout në lidhje me këtë shifër, ai ka thënë: “Kjo është cinike. Më vjen keq për Cage. Ai meritonte një skenar më të mirë”.


Bout ka lindur më 13 janar të vitit 1967 në Dushanbe, kryeqyteti i Taxhikistanit sovjetik. Por Bout është shumë më i fshehtë se ky fakt i thjeshtë. Kështu, ai vetë ka thënë se vjen nga një vend prej Turkmenistanit, një pretendim që mistifikon madje edhe vëllain e tij, Sergei.
Të dy vëllezërit janë rritur gjithsesi në jug të Bashkimit Sovjetik. I ati ka qenë një mekanik makinash, ndërsa mamaja llogaritare. Kanë qenë të rrethuar nga një popullsi myslimane.
Viktori ishte djali aventurier dhe më i zgjuari e më i shkathëti nga të dy vëllezërit. Gjente gjithmonë mënyrën për të pasur disa para në xhep përmes tregtive të vogla dhe mendjes së zhvilluar e të shkathët me prirje biznesi. Madje në fëmijëri nisi që të mësonte edhe gjuhën esperanto, me shpresën se një ditë do t’i hynte në punë. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e rinisë komuniste, sepse integrimi në të ishte e vetmja mundësi për të bërë karrierë. Pasi përfundoi një trajnim të veçantë me shërbimin inteligjent ushtarak sovjetik, një fakt që ai vazhdon ta mohojë edhe sot, u regjistrua në Institutin e Gjuhëve të Huaja në Moskë. Gjuha e tij e preferuar u bë portugalishtja. Në fund të viteve ’80 ushtria e dërgoi në Mozambik e Angola, për të punuar si përkthyes ushtarak. Ajo ishte ende një periudhë lufte e ftohtë mes Perëndimit e Lindjes dhe në këtë kontekst Moska mbështeste vendet e Afrikës dhe lëvizjet antikolonialiste.
Bout vetë nuk e ka humbur kurrë gjakftohtësinë dhe ka qenë gjithmonë një person që i bënte llogaritë me gjak të ftohtë. Ai joshi bashkëshorten e një diplomati rus, një grua me emrin Alla, dhe më pas u martua me të. Gjithçka që bënte e kryente në mënyrë shumë të natyrshme dhe pa u sforcuar, edhe për sa u takon aftësive të tij gjuhësore, të cilat kanë qenë me të vërtetë legjendare. Gjatë periudhës që ishte në Afrikë, Bout fillimisht takoi Igor Sechin, i cili punonte si përkthyes dhe më pas pati një karrierë shumë të suksesshme politike. Disa madje besojnë se Sechin, që është tani zëvendëskryeministër i Rusisë, dhe një nga aleatët e afërt të Putinit, e ka ndihmuar dhe mbrojtur Bout. Por sigurisht deri më sot të dy këta persona e mohojnë faktin se kanë pasur të bëjnë me njëri-tjetrin.
Kur u kthye në Moskë, Bout u largua nga ushtria në vitin 1991 dhe ndërkohë kishte gradën e Lejtnant Kolonelit. Me kopasion e Bashkimit Sovjetik pati ndryshime shumë të mëdha dhe një kaos të zgjatur në botën ushtarake. Por në atë kohë Bout ishte rreth 20 vjeç dhe e pa këtë kaos si një mundësi të mirë për të përfituar. Shumë avionë të papërdorur qëndronin nëpër cepat e aeroporteve të ish-Bashkimit Sovjetik, ndërkohë që kishte sasi shumë të mëdha armësh të pashitura në magazina dhe fabrikat e armëve në të gjithë vendin. Bout, i shkathët dhe me një nuhatje shumë të madhe për biznes, bleu me ndihmën e shërbimeve sekrete (sipas pretendimeve të disave) tri avionë kargo “Antovov” për çmimin qesharak të 40 mijë dollarëve për copë. Në favor të tij ishte edhe fakti që në atë kohë kishte shumë pilotë të lirë dhe të papunë. Ndoshta Bout ishte mjaft i zgjuar sa ta regjistronte flotën e vet të re, e cila shumë shpejt u rrit në numër dhe nga 4 avionë u bë me 12 të tillë në vende të largëta dhe të fshihte identitetin e klientëve të tij e ndoshta në këtë fazë ka marrë edhe ndihmë nga Moska. Bout i regjistronte avionët e tij në vende të tilla si Guineja ekuatoriale dhe Republika Afrikano-Qendrore, duke përfituar kështu edhe nga sistemi i favorshëm i taksave.
Në vitin 1993, Bout, i shoqëruar nga vëllai i tij Sergei, e zhvendosi flotën e tij në Sharjeh të Emirateve të Bashkuara Arabe. Aty vëllezërit u takuan me Chichaklin, i cili u tha: “Më jepni disa copa çeliku dhe unë do t’ju ndërtoj një linjë ajrore”. Sikundër edhe Bout, edhe Chichakli nuk ishte shumë i interesuar se me se ngarkoheshin avionët për sa kohë që ata nuk fluturonin të zbrazur dhe ata që i merrnin me qira paguanin në kohë.
Kargot shpesh merrnin rrugën e qytetit Bullgar të Burgasit dhe më pas shkonin në Afrikë. Ishin rrugë misterioze dhe pilotët ishin të guximshëm me avionët e tyre të vjetër, por robustë, ku mund të zbarkonin me lehtësi në çdo lloj terreni. Elitat afrikane kishin nevojë për shumë gjëra dhe armët ishin gjithmonë pjesë e tërësisë së nevojave të tyre. Në Nigeri dhe Angola, të ashtuquajturit lëvizje çlirimtare, ishin në luftë me të ashtuquajturat ushtri të rregullta, ndërsa politikanë të fuqishëm në Lindje dhe në Perëndim të planetit qëndronin si vëzhgues të interesuar dhe jo si lojtarë të fshehtë prapaskenash. Të gjithë ishin të uritur për aksese në burimet e pasura minerale të rajonit. Dy gazetarë amerikanë, Douglas Farah dhe Stephen Braun, mësuan se tregtari rus i armëve dhe flota e tij kanë luajtur një rol veçanërisht të turpshëm në Libi, ku Bout thuhet se ishte furnizuesi i armëve të liderit monstruoz Çarls Tajlor, pasi erdhi në pushtet. Me anë të këtyre armatimeve, fëmijët ushtarë të Tejlorit, të miturit jetimë të përdorur prej tij dhe të droguar, u bënë të njohur për një mizori dhe për një brutalitet të jashtëzakonshëm. Sipas gazetarëve të mësipërm, Bout bleu një shtëpi në kryeqytetin libian Monrovia pranë rezidencës zyrtare të Tejlorit, në të cilën vetë Tejlor ishte një vizitor i rregullt. Dhe për shërbimet e ndyra që i bënte Tejlorit, Bout do të paguhej me diamante gjaku.

E, megjithatë, Sergei Bout dhe Richard Chichakli, që dyshohen për përfshirje në trafikun e armëve, kishin zgjedhur pikërisht këtë vend për t’u takuar dhe darkuar. Një nga shkaqet e kësaj zgjedhjeje ishte edhe se restoranti ka një pikë të favorshme nga mund të kontrollosh gjithë sallën. “Starlite”, me karriget e veta plastike të kuqe, frekuentohet nga shumë njerëz të ndryshëm dhe është një vend ku askush nuk shihet me dyshim, pavarësisht moshës, shtresës apo veshjesh. Është lehtësisht i vëzhgueshëm, por i vështirë për t’u monitoruar. Ndoshta në këtë restorant mund të zhvillohej edhe ndonjë nga skenat e James Bond. Sergei Bout, 49 vjeç, është qytetar rus. Llogaritë e tij të huaja bankare janë ngrirë dhe ai përballet me kërcënimin e arrestimit nëse udhëton në Perëndim. Richard Chichakli, 51 vjeç, është një qytetar amerikan, i lindur në Siri, i cili jetonte në Moskë pas martesës me një ruse. Edhe llogaritë e tij bankare janë ngrirë dhe emri i tij ndodhet në listën e Shteteve të Bashkuara për personat që kanë shkelur embargot e armëve.

(Nesër TopLajm sjell detaje të tjera për Viktor Bout)

shko