e diel, 10 tetor 2010

Kim Jong Un, shfaqet në televizionin e shtetit

Personi që pritet të bëhet lideri i ardhshëm i Koresë së Veriut është paraqitur drejtëpërdrejtë në televizionin e shtetit komunist. 


Kim Jong Un, djali dhe siç duket trashigimtari i liderit supreme të Koresë së Veriut, Kim Jong Il, është paraqitur me babain e tij për të parë një paradë ushtarake në Pjongiang, paradë kjo që u realizua për të kujtuar 65 vjetorin e Partisë së Punës.


Kim Jong Un, ishte emëruar gjeneral dhe zëvendës udhëheqës i Komisionit Qëndror Ushtarak të partisë, muajin e kaluar. Analistët kanë thënë se emërimi do të thotë që Kim-i më i ri duket të jetë në rend për të zëvendësuar babain e tij, i cili nuk gëzon shëndet të mirë.

shko