e enjte, 7 tetor 2010

Vendimi historik për Shqipërinë më 8 nëntor

Me 538 vota për dhe 47 kundër, europarlamentarët kanë miratuar rezolutën e deputetes Tanja Fajon për heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. 


Parlamenti Evropian ka miratuar me shumicë votash liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjë-Hercegovinës.  Fajon, në fjalën e saj para votimit, kërkoi nga eurodeputetët që të miratojnë heqjen e vizave për këto dy vende, pasi i kanë plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga KE-ja.


Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, përmes një deklarate, ka falënderuar Parlamentin Evropian për vendimin historik që i hap rrugë lëvizjes së lirë të shqiptarëve. Në mbledhjen e 8 nëntorit të ministrave të brendshëm të Bashkimit Evropian pritet të merret vendimi përfundimtar për heqjen e vizave për shtetasit e Shqipërisë dhe të Bosnjës.
shko