“Assange, i cili është arrestuar të martën për shkak të dyshimit për dhunim, tashti është në vetmi”, tha Robinson dhe shtoi se ai për arsye të sigurisë personale ka kërkuar transferim në një qeli, ku do të jetë i vetmuar.
Australiani i paraburgosur ka kërkuar edhe një laptop në mënyrë që të mund të përgatisë mbrojtjen e tij, pasi, sipas avokates së tij, ai ka probleme të shkruajë me dorë.
Assange është arrestuar për vepra që nuk kanë lidhje me Wikileaksin, por për dhunim të dyshuar në Suedi, shtet ky i cili ka lëshuar fletarrestim për të dhe ka kërkuar ekstradimin e tij.
Arrestimi i tij u bë në kohën e publikimit të depesheve sekrete të diplomatëve amerikanë në ueb faqen Wikileaks.