Albin Kurti, lideri partisë Vetëvendosja, gjithmonë nëpër protesta merr me vete një libër për ta lexuar më vonë nëpër qelitë e policisë.
Kështu e nis analizën "FT", duke përshkruar profilin dhe ngjarjet që kanë patur si protagonist Kurtin, i cili nga udhëheqës i një levizjeje studentore, tani ndodhet në potizat e një politikani me prominencë.
“Të djelën shteti më i ri i Ballkanit zhvillon zgjedhjet e para që nga shpallja e pavarsisë”, shkruhet në vijim të artikullit, ku nënvizohet fakti se, “grupimi zotit Kurti, së bashku me partitë e reja të cilat kanë një platformë elektorale të pëlqyshme, mund të luajnë një rol në përcaktimin e koalicionit të ardhshëm”.
Duke analizuar rolin e liderëve serbë pro-europianë, “FT” vëren se ata janë duke bashkëpunuar, por këto zgjedhje në Kosovë ngrenë pyetjen se, cili do të jetë qëndrimi qeverisë së ardhëshme të Kosovës pasi shumica e shqiptarëve etnikë i shikojnë negociatat si të pakuptimta, ose të dëmshme.
“FT” për Partinë Demokratike të Hashim Thacit parashikon një garë të ngushtë elektorale përballë ish-partisë partnere në koalicion, LDK-së.
Artikulli vazhdon duke cituar analistë kosovarë të cilët mendojnë se partitë e reja kanë mobilizuar ata që votojnë për herë të parë, duke i larguar ata nga suporti për zotin Thaci.
Duke cituar themeluesin e partisë Fryma e Re, Shpend Ahmeti, kjo gazetë shkruan se qeveria ka dështuar në kryerjen e reformave të parashtruara nga Bashkimi Europian.
“FT” e ka cilësuar ish-koalicionin e mëparshëm qeveritar si “të cuditshëm”, me përbërje nga ish-ushtarët e UCK-së dhe pjesa tjetër akademikët e paraluftës që dështuan në sjelljen e investitorëve të huaj, gjë e cila do të shërbente në uljen e papunësisë që është 40%.
Artikulli mbyllet duke iu referuar sondazheve të cilat nxjerrin si parti të tretë forcën politike të Albin Kurtit me 20%, i cili ka shprehur qëndirimin e tij se një koalicion me PDK-në e Thacit apo me LDK-në e Mustafës është gati i pamundur për momentin