“Zbulimi astrobiologjik” u krye në thellësitë e pasura me arsenik të liqenit Mono në Parkun Kombëtar të Josemites në Kaliforni.
“Shfrytëzimi i arsenikut në metabolizmin e këtyre gjallesave tregon se ekziston jeta në format e tjera, ndryshe nga ato që njohim ne. Janë alienë, alienë që ndoshta ndajnë të njëjtin ambient me ne”, deklaron astrobiologu Levis Dartnell nga Qendra për Kërkimet Planetare në Londër.
NASA njofton se rezultatet e kërkimit do të publikohen në një konferencë për shtyp me temën: “Një zbulim i astrobiologjisë që do të ketë ndikim për të provuar jetën jashtëtokësore”.