Kështu të gjithë të apasionuarit pas të bukurës, apo edhe reality showve qoftë, kanë mundësi të ndjekin në pak minuta atë çka bëjnë vajzat gjatë ditës, në kanalin “ T” të Digitalb, nga ora 20: 00-20: 30… Ndërsa të martën nga ora 21: 00 deri në 22: 30 bëhet transmetimi i spektaklit, gjatë të cilit bëhen edhe eleminimet e vajzave.
Eleminimi
Mund të ndodhë ose jo, mund të përjashtohet një ose më shumë vajza, kjo varet nga produksioni dhe juria e spektaklit e cila nuk është asnjëherë e njëjtë. Pjesë e saj bëhen stilistët, fotografët dhe modele/ ët më në zë në Shqipëri. Seleksionimi bëhet në bazë të fotove që vajzat kanë bërë. Fotografi Endrit Mërtiri, bën nga 8 shkrepje për secilën vajzë dhe në këto 8 shkrepje, specialistët e modës kuptojnë në bën apo jo një vajzë për modele.
Vajzat
Jo çdo vajzë mund të bëhet modele pavarësisht dëshirës që madhe që mund të ketë për të qenë e tillë. Kështu si çdo modele e famshme në botë, edhe vajzat tona ndjekin një axhendë të ngjeshur. Çdo mëngjes atyre u vjen letra e drejtueses së programit përmes së cilës marrin edhe direktivat për aktivitetin ditor. Palestër, sete fotografike, parada mode… Kjo është gjithçka që mbush ditët e këtyre vajzave. kanë gjithçka u duhet, studion për të bërë fotografi, pasarelën për t’u ushtruar… Për palestrën u duhet të dalin jashtë shtëpisë, por gjithmonë nën survejimin e rreptë të stafit dhe instruktorëve… Në vija të përgjithshme kjo është ajo çka bëjnë bukuroshet gjatë ditës së tyre. Veç suprizave që mendon produksioni për takimet e tyre me familjarët, vajzat kanë edhe të drejtën e një telefonate në javë, të cilën më së shumti e kanë shfrytëzuar për të kontaktuar me familjen.
Zënkat
Rivaliteti mes vajzave është shumë i madh, e si pasojë e tij shpesh herë lindin edhe konflikte. Deri më tani janë shënuar disa të tilla, por fatmirësisht pa zarar. Vajzat janë ngrënë me fjalë me njërja-tjetrën, por biseda deri më tani nuk ka degraduar në dhunë fizike. Për sherranjoset, produksioni ka marrë masa të rrepta, mes tyre dhe pezullimin për një javë nga të gjitha aktivitetet që marrin pjesë…/yp