e hënë, 3 janar 2011

Facebook arrinë vlerën 50 miliardë dollarë!


Një raport i gazetës amerikane, The New York Times, duke cituar burime anonime, njohton se kompania e rrjetit social, Facebook, ka mbledhur fonde nga “Goldman Sachs” dhe një investitor rus, pas një marrëveshjeje që
e ngriti vlerën e FB deri në 50 miliardë dollarë.
E njëjta e përditshme amerikane pohon se Goldman Sachs tashmë ka investuar 450 miliardë $, ndërsa “Digital Sky Technologies” 50 miliardë te tjera.
Këto të dhëna të New York Times-it nxisin spekulimet se kompania Facebook mund të kalojë edhe në tregun e bursës. Një zëdhënës i rrjetit social i ka thënë BBC-së se ata refuzojnë të komentojnë raportin e gazetës prestigjioze The New York Times. Të njejtët refuzim për koment e ka bërë edhe kompania Goldman Sachs.
Nëse lajmi konfirmohet dhe Facebook arrin të vlerësohet 50 miliardë dollarë, atëherë rrjeti social me mbi 550 milionë anëtarë të regjistruar, tejkalon vlerën e “eBay” dhe “Time Warner”.
Investimet pritet të shfrytëzohen për zhvillimin e prodhimeve të reja dhe mundësisht edhe të bashkimit të forcave me një kompani tjetër, raporton më tutje The New York Times. Në të njejtin raport thuhet se një gjë e tillë do të mundësonte që punonjësit e Facebook-ut dhe investorëve të mëhershëm “t’ua nxjerrin paratë” disa prej stoqeve të tyre. Gazeta gjithashtu raporton se Komisioni i Shkëmbimit dhe Sigurisë po vlerëson rritjen e tregut privat për tregtimin me kompanitë si Facebook, Twiter apo LinkedIn.
Rregullatorët janë të shqetësuar në SHBA se me këtë rritje të madhe të tregut privat, kompanitë do të jenë në gjendje që të tejkalojnë kushtet e vëna për cënim të privatësisë.
Deri më tash, krijuesi dhe udhëheqësi i Facebook, Mark Zuckenberg, i cili nga revista Time është shpallur personaliteti i vitit, ka hedhur poshtë zërat se kompania ka plane për kalimin në tregun e bursës./infoglobi
shko